Kryeministri Edi Rama ka poastuar sot disa foto në rrjetin social “facebook”, mbi punën që po bëhet për check-up-in falas në qytetet e vendit.
“Check up-i ose Kontrolli Mjekësor Bazë falas, si gur themeli i reformimit dhe transformimit të shëndetësisë, është tanimë një histori e mirëfilltë suksesi. Mbi të dhënat e Check Up-it do të parandalohen shumë vdekje të parakohshme, shumë sëmundje të rënda dhe po ashtu shumë shpenzime të tepërta për buxhetet familjare dhe shërbimin shëndetësor shqiptar gjithashtu. #QenteLeTeLehinKarvaniEcenPerpara”, shkruan Kryeministri Rama.
javanews/ a.k