Ekonomia e banorëve të një vendi shihet edhe tek sasia e parave që tifozët e sportit janë të gatshëm të shpenzojnë.
Për kampionatit Evropian, EURO 2016, shqiptarët janë në listën e treshes së fundit në mesin e atyre vendeve për pagat minimale.
Britanikja “Daily Mail”, bën një renditje dhe kryetitull vendos shqiptarët, ukrainasit dhe rusët, në mesin e popujve që kanë paga më të ulëta.
Shqiptarët ëndërrojnë për të ndjekur ekipin e tyre në turneun e evropianit. Një tifoz shqiptar i duhet të paguajë 329 për qind të pagës mujore për të ndjekur një ndeshje.
Të ardhurat mesatare mujore në Shqipërisë sipas artikullit, janë 220,97 euro, ndërsa kostoja ekuivalente për të ndjekur një ndeshje bashkë me shpenzimet e tjera është 4.898 euro.
Studimi është kryer duke llogaritur shpenzimet mesatare të një tifozi, duke i krahasuar me të ardhurat mesatare në vendin e tyre.
Kështu, një tifoz ukrainas duhet të paguaj 8 mijë euro, që është ekuivalente me mbi 539 për qind të pagës së tyre mesatare mujore.
Ndërsa tifozët anglezë do të duhet të paguajnë 562,45 euro, ose 38 për qind e të ardhurave mujore. Në çmime përfshihet kostoja e biletës, udhëtimi dhe akomodimi. a.k