Një kitarë që ishte përdorur dhe ishte pronë e këngëtarit amerikan Prince do të dalë në shitje në ankand.
Prince e kishte përdorur këtë kitarë në vitet ’80 dhe ’90, raporton NME. Forma e pazakontë e saj ishte bërë edhe simbol i këngëtarin, transmeton Koha.net.
Qafa e kitarës ishte thyer në Francë në vitin 1994, por ishte riparuar më vonë.
Ajo do të shitet në një ankand në Beverly Hills në Kaliforni më 24 qershor, me çmim fillestar prej 26 mijë eurove.
“Kam qenë fans i Prince që kur isha fëmijë, dhe ajo kitarë gjithmonë ishte me mua për shkak të stilit shumë të mirë. Por, kur njerëzit vdesin vlera e tyre rritet.
Mendoj se një gjë kaq e vlefshme sa kjo kitarë mund të jetë e rrezikshme që unë të vazhdoj ta kem në pronësi”, ka thënë Richard Leece, pronar aktual i kitarës. (b.an)