Si sot, por më 1773, ka lindur burri i shtetit, princi austriak Klemens Metternich, i cili gati për 40 vjet u njoh në kontinent si njeriu më me ndikim. Ai ishte edhe Ministri i Jashtëm dhe Kancelari i Austrisë (1809-1848).
Ai është konsideruar si personifikim i regjimit absolutist. Me perandorin Aleksandër të Rusisë themeloi Aleancën e Shenjtë, qëllimi kryesor i të cilës ishte që të mbyteshin lëvizjet kombëtare në Evropë.
Si sot, por më 1859 u lind fizikani francez Pierre Curie (Pierre Curie). Ai studioi më lidhje me magnetizmin dhe radioaktivitetin, dhe bashkë me gruan e tij Marie, ka zbuluar në 1898, poloniumin dhe radiumin. Çmimin Nobel për Fizikë në 1903. bashkëshortët Kiri e kanë ndarë me Antoine-Henri Becquerel . (b.an)