Pasi motra e tij prishi fejesën me të dashurin e saj, vëllai i të resë ka shkuar në shtëpinë e ish vjehrrës dhe e ka goditur atë me mjete të forta duke e lënë të plagosur, por pa mundur ti marrë jetën. 19 vjeçari është shpallur në kërkim nga policia e Beratit për dhunimin që i ka bërë 61 vjeçares.
Një 19-vjeçar është hakmarrë me ish-vjehrrën e motrës, duke e goditur me mjete të forta duke I krijuar plagë të mëdha.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 130/a të Kodit Penal. a.k