Rikthimi i skenave të dhunës në Kuvendin e Kosovës do ta dëmtonte hapin final për liberalizimin e vizave, i cili duhet të merret nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, ka thënë zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek.
Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, Lunacek ka potencuar se është obligim që del nga rekomandimi i Komisionit Evropian ratifikimi i Marrëveshjes për shënimin e vijës së kufirit me Malin e Zi.
Eurodeputetja u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe partive politike që të investojnë në përpjekjen e përbashkët me Kuvendin e Kosovës, shoqërinë civile dhe kosovarët e dalluar, për t’i bindur shtetet që janë në mëdyshje brenda 28 vendeve anëtare.
Lunacek ka thënë se nuk mund të jepet një datë e saktë se kur do të hiqen vizat. (b.an)