Kryeministri Isa Mustafa u është përgjigjur të gjithë atyre që po kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë që ai udhëheq.Shefi i qeverisë u shpreh se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, pasi sipas tij kjo qeveri do jetë deri në vitin 2018.
“Opozita nuk ka nevojë fare të humb kohë për këtë që të merret më tepër me atë që a duhet Qeveria të dorëhiqet apo nuk duhet sepse se kemi menen me u dorëheq por do të punojmë edhe më shumë”, tha Mustafa për Klan Kosova.
Mustafa kërkoi nga deputetët e opozitës që të kthehen në Kuvend dhe i ftoi ata që të dialogojnë që të gjejnë zgjidhje për situatën politike në vend.
“Më mirë do të ishte që qytetarët të tubohen për të festuar e jo për të protestuar”, tha ai. (b.an)