Ukraina që përfaqësohej nga këngëtarja Jamala me këngën “1944” është fituese e sivjetme e Eurovisionit.
Fituesi i garës nuk u bë i ditur deri në fund pasi Austrlia po dominonte në votime, por në fund, Ukraina me anë të votimeve nga publiku, kaloi në vendin e pare.
Ukraina mblodhi 534 pikë, ndërsa Australia 511. Në vendin e tretë u radhitë Rusia me 491 pikë.
Shqipëria e përfaqësuar nga Eneda Tarifa me këngën “Fairytale” nuk arriti në finale të Eurovisionit.
Juria shqiptare me maksimumin e pikëve vlerësoi Dami Im, këngëtaren australiane, e cila në shenjë falënderimi me duar bëri shqiponjën. (b.an)