Ish kryeministri Berisha, ka reaguar sërish sot në rrjetin social për arratisjen e Klement Balilajt. Berisha thotë se Balilaj është përcjellë nga Rama duke iu shmangur sistemit TIMS. “U përcoll me nderime” – shkruan deputeti demokrat.
Sipas tij, Balilaj u nis për Hanoi dhe më pas drejt Kubës.
Ja postimi i plotë i Berishës:
Edivin Shullazi percjell Edeskobar-in me nderime shteterore drejt Hanoit me destinacion Kuben!
Te dashur miq, Edvin Shullazi, pas zbulimit nga autoritetet greke dhe amerikane te Edeskobarit, mikut te ngusht te Edi Rames dhe sivlla Kokedhimes, njoftoi shqiptaret nepermjet Saje qorrit se prej kohesh policia shqiptare po bente hetime rreth grupit ne fjale. Me kete dizinformim te Saje qorrit, me te cilin Rama kerkonte te mashtronte opinionin publik brenda dhe jashte vendit per lidhjet e tij dhe sivlla Kokedhimes direkte me Edeskobar-in, pardje, Rama percolli me “nderime” shteterore, pa e regjistruar ne sistemin TIMS, Edeskobar-in drejt Kubes, drejtim ne te cilin nisen edhe Arben Frrokun, por qe ky nuk zbatoi porosine dhe u kthye ne Hollande, ne vendin e krimit ku dhe e arrestuan.
Edeskobar, thane burime te informuara mire, eshte nisur per ne Hanoi nga do te kaloje direkt per ne Kube. Ne ishullin e Karaibeve ai do te jete nen mbrojtjen dhe kujdesin e Genti Xhixhes. Vetem 24 ore pas largimit me nderime shteterore te Edeskobar-it nga Shqiperia dhe 72 ore pas denoncimit nga une te lidhjeve te tij me Ramen dhe sivlla Kokedhimen ky i fundit reagoi ndaj akuzave te mia duke ja faturuar Edeskobar-in Metes, qe eshte ne Washington.
Madje ne reagimin e tyre te trashe, sivllezerit shkuan aq larg saqe deklaruan se une gjoja paskerkam bere fjale per nje Hotel qe ai paskerka me Ilir Meten. Lidhur me sa me siper deklaroj sa vijon:
-Edeskobari ka patur lidhje shume te ngushta me Ramen dhe sivlla Kokedhimen, dhe per keto ka fakte te pakundershtueshme!
-Edeskobari mund te jete edhe vella me Ilir Meten por se ai ishte prej kohesh ne hetim nga policia shqiptare nuk e tha Edmond Panariti por e tha Saje qorri.
-Edeskobari mund te njeri i afert me Ilir Meten por me nderime shteterore e percolli per ne Kube Edi Rama nepermjet Saje qorrit dhe jo Ylli Manjanit apo Petrit Vasilit.
Se fundi, reagimi i vonuar ndaj akuzave te mia, vetem pas largimit te Edeskobarit nga Shqiperia, te sivlla Kokedhimes deshmon se ata nuk guxuan ta shesin ate tek Meta sa kohe ai ishte ne Shqiperi! sb