Një i ri nga Rusia është arrestuar për shkak të disa fotografive në pozita të rrezikshme që i bëri në Nju Jork.
Pavel Gogulan, i cili është bërë i famshëm në rrjetet sociale për ngjitjet e tij të rrezikshme në ndërtesa të larta nëpër botë, tentoi të ngjitej në një ndërtesë 40-katëshe pranë një parku të enjten.
Por, 23-vjeçari ia doli të ngjitej vetëm deri në katin e 11-të, pasi policia e panë dhe e arrestuar atë, raportoi New York Post, transmeton Gazeta Express.
Në fotografitë e publikuara online, ai shihet duke qëndruar në pozita të rrezikshme në ndërtesat e larta të Nju Jorkut. (express / r.a)
Shikoni disa prej fotografive të tij: