ReportTv siguron ekskluzivisht fotot e Dhimitër Potit i konsideruar si baroni i drogës apo “Escobari” ballkanit nga mediat Greke, arrestuar 48 orë më parë në Belgjikë.
Është ky Dhimitër Poti personi i dyshuar si një nga drejtuesit e rrjetit të narkotrafikut Shqipëri-Greqi-Europë ndërsa në pranga me të ka rënë dhe i vëllai Xhevahir Poti. Dy vëllezërit Poti janë nën hetim dhe nga policia e prokuroria shqiptare prej 2015 ku në nëntor drejtësia greke kërkoi informacion për firmën CHIM PORD në pronësi të Dhimitër Potit.
4 transferta të dyshimta drejt Greqisë në afro 1 milion euro habitën policinë Greke e cila kërkoi informacion për firmën, administratorin e saj dhe gjendjen gjyqësorë.
Në belgjikë vëllezërit Poti janë prangosur në kushtet e flagrancës me 100 kg cannabis dhe afro 20 mijë euro bëjnë me dije burime për Report Tv.
Por kjo nuk është akuza e vetme ndaj tyre, pasi dyshohet se nën kryesimine Dhimitër Potit që shihni në këtë foto grupi i tyre kish krijuar kompani fiktive transporti me qendër në bullgari dhe filial në Greqi e Belgjikë.
Siç dhe shihni në këtë faksimile RDGL Group BVBA është kompania e transportit Cargo me seli në Zaventem Belgjikë shumë pranë aeroportit ku ndodhen sulmet terroriste në 22 mars.
(shqiptarja / r.a)