Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha diskutoi sot më banorët e Kukësit dhe fshatrave të tij mbi prezantimin e platformës qeverisëse të demokrateve.
Kryetari i PD-së, Basha duke bashkëbiseduar me banorët tha se, “do t’i ulim taksat, dhe se 9 për qind do ta çojmë tatimin për biznesin. Tatimin mbi të ardhurat personale deri në 350 mijë lekë do të jetë zero, mbi 350 mijë lekë për pjesën e shtuar do të jetë 9 për qind e sheshtë dhe jo 13 e 23 siç eshte tani E gjitha kjo do të rifusë në qarkullim gjithë ekonominë e vendit, afro 1 miliard euro, 2 milionë lekë të vjetra për familje. Zgjidhje janë investimet që hapin vende pune. Zgjidhje është subvencione për industrinë që hap vende pune për të rinjtë”.
Kryetari i Partisë Demokratike vizitoi familjen e Korab Bajraktarit, familje e persekutuar që ka kaluar vite në burgje dhe internime dhe që vazhdon të persekutohet nga qeveria aktuale duke i larguar djalin nga puna, me rrogën e të cilit mbahej e gjithë familja.
“Do të bëjmë gjithçka që patatja e Shishtavecit të shitet, dhe do të merrni subvencione për pataten. Kështu çmimi i patates së Shishtavecit të jetë i pakonkurrueshëm në treg” tha ai./a.m.