Juventus ka bërë goditjen e parë të madhe në afatit kalimtar të verës.
Sipas Sportmediaset, Juventus ka arritur që të sigurojë transferimin e mesfushorit boshnjak të Romës, Miralem Pjanic.
Bardhezintjë do të paguajnë klauzolën e blerjes së tij që shkon në 38 milionë euro, duke mposhtur kështu konkurrencën e Barcelonës, Realit dhe PSG’së.
Në 5 sezone me verdhekuqtë Pjanic ka luajtur në 183 ndeshje duke shënuar 30 gola./a.m.