Ndarjet janë një gjë e vështirë për tu tejkaluar. Secilit i nevoitet kohë që të kthehet përsëri në këmbët e veta dhe të merr vetën nga një ndarje. Megjithatë, thyerja e zemrës nuk është ‘sëmundje e pashërueshme’.
Më poshtë mund të lexoni 15 veprimet që duhet të bëni për të shëruar zemrën e thyer:
- Dëgjoni të gjitha ndjenjat
Nuk ka kuptim të përbieni lotët me qëllim që të ruani vetën nga një krenari që askush nuk e pret nga ju. Nëse ju vie për të qajtur, qani.
- Vendoseni një afat kohor për trishtimin tuaj
Thuhet se trishtimi nuk jeton përgjithmonë, prandaj për ta tejkaluar më shpejt kërkoni ndihmë nga miqtë. Bisedoni hapur me njerëzit që qëllimi juaj është të tejkloni dhimbjen dhe bisedat janë tejkalimi i gjysmës së luftës që po bëni me veten.
- Largoni ish-in nga rrjetet sociale
Ju e vendosni vetë, por për ta tejkaluar më lehtë ndarjen, largoni atë nga rrjetet sociale. Nëse e mbani, s’do bëni asgjë sepse fshehurazi do kërkoni ta shikoni se ku është, e çfarë bën ai/ajo.
- Bëje një listë që dëshiron të bësh në të ardhmen
Lista për dëshirat që dëshiron të bësh në një të ardhme të afërt ndihmon shumë. Kjo listë duhet të ketë gjëra që ju japin kënaqësi dhe para se të flini mendoni për ato gjëra që do bëni në të ardhmen.
- Pastroni çarçafët më shpesh, ose bleni të reja
Të flesh në një gjendje të rëndë shpirtërore është sikur të torturosh vetën pa fund. Prandaj, duhet të pastroni çarçafët më shpesh, ose të blini të reja. Fundja, s’ka asgjë më mirë se një gjumë i rehatshëm.
- Ndërroni stilin e dhomës së gjumit
Kjo do të thotë të levizni shtratin nga një vend në vendin tjetër. Bëni dhomën e gjumit vend të rehatshëm për ju.
- Bleni rroba seksi
Bleni rroba që ju bëjnë të ndiheni seksi. Një veprim i tillë do ju shtojë vetëbesimin.
- Bëni diçka të re, ndryshoni gjërat për sytë tuaj
Disa njerëz, kur janë të shkatërruar emocionalisht prejnë flokët, disa tjerë vendosin të bëjnë diçka të re me veten e tyre. Një veprim i tillë ju bën të ndiheni i sigurtë.
- Filloni ditën duke lexuar ndonjë novelë
Mjafton të merrni ndonjë libër që ndodhet në dhomën tuaj dhe të filloni ta lexoni. Historitë e librave do ju largojnë mendjen nga përditshmëria, por kur filloni e bëheni shumë emocionues ndaj librave, mjafton të shëtiteni pak dhe t’i ktheheni librit prap.
- Shkoni në teatër, ose shikoni ndonjë program televiziv që ju pëlqen
Pjesë më e keqe e një zemre të thyer është se emocionet vijnë valë-valë. Kur mendoni se e keni tejkaluar, emocionet e trishta ju përfshijnë prap. Prandaj, largojeni mendjen dy shkuar në teatër ose duke parë ndonjë program që ju pëlqen.
- Gjejeni një recetë të re dhe merruni me gatim
Kërkoni një recetë të re dhe merruni me gatim. Mjafton që recetën që keni gatuar ta ndani me miqtë. Mos e gjykoni vetën nëse receta nuk ka dalë si duhet. Duke punuar me duart tuaja dhe krijimi i një gjëje të re është mjaft terapeutik.
- Bleni këpucë të reja
Filloni ndryshimin nga këmbët.
- Fleni të ndonjë mik/mikeshë e juaja
Për një zemër të thyer, mjafton të ndërroni vend. Nuk ka rëndësi se ku, por mjafton që të kaloni disa netë te një mik/mikeshë e juaja dhe të bisedoni rreth gjërave të ndryshme.
- Dilni, argëtohuni
Mos e mbyllni vetën në shtëpi, por dilni edhe argëtohuni. Gjatë dajleve mund të takoni dikë që ju intereson. Dhe nëse një gjë e tillë ndodh, mos e frenoni vetën. Jeta vazhdon!
- Hidhuni në party dhe vallëzoni
Mos i braktisni festat dhe të qëndroni mbyllur në dhomë. Planifikoni të bëni diçka përtej dhimbjes, përtej trishtimit. Vallëzoni, sepse kush e di, ndoshta fati do ju buzëqesh përmes një vallëzimi.
ma.me