Google sapo ka bërë aplikacionin e tij të përkthimit shumë më inteligjent.
Falë një përditësimi të ri, të njoftuar të mërkurën, ju tani mund të përdorni Google Translate brenda aplikacioneve të tjera në telefonat Android. Kur ju kopjoni një tekst në një gjuhë të huaj ai do të shfaqë menjëherë një opsion që ju lejon ta përktheni atë në fluturim, gjithashtu shfaqen dhe përgjigjet e përkthyera, të gjitha pa dalë nga aplikacioni origjinal.
Më parë, përdorimi i përkthimit në telefon ishte një proces disi i lodhshëm. Ju duhej të dilnit nga aplikacioni për të përkthyer çdo pjesë individuale të tekstit- gjë e cila nuk është shumë e dobishme kur bisedon me mesazhe në kohë reale raporton Krokodili.
Tipari i ri është quajtur Tap to Translate, dhe më poshtë keni dhe një video demonstruese.
Së bashku me Tap to Translate, Google po sjell gjithashtu dhe një paketë gjuhësore pa internet për IOS- që do të thotë nëse ju shkarkoni disa skedarë paraprakisht, ju mund të përktheni gjëra në iPhone-in tuaj edhe pa një lidhje me internetin.
Gjigandi i kërkimit po mbështet tani edhe gjuhën Kineze për Word Lens- një tipar i saktë i Google Translate që përkthen automatikisht tekste të shkruara të botës reale./a.m.