Krislen Keri është një nga personat kyç në Ministrinë e Transportit. Por ajo që bie më shumë në sy është fakti se Krisleni ka një përfaqesim të dyfishtë.
Në media prezantohet si drejtor i projekteve, por në takime ku merr pjesë Ministri, vetë Haxhinasto e prezanton si shef kabineti. Ndoshta kjo nuk do të kishte asgjë të keqe nëse të dy pozicionet do të ishin të papajtueshëm.
Drejtori i projekteve është një detyrë e pastër në administratën publike, kurse shefi i kabinetit është një emërim politik.
Praktikisht, Krisleni i akuzuar si personi që ka ndikuar për mos zbatimin e vendimit të gjykatës për barrierat mbrojtëse në favor të karburantit në pronësi të babait, çka i mori jetën dy fëmijëve javën e kaluar, është edhe i emëruar politik, edhe nëpunës civil.