Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata është një nga lojtarët më të kërkuar të këtij afati kalimtar, shkruan Calciomercato.
Tashmë në garë përveç Realit, Arsenalit dhe Manchester Unitedit, ka hyrë edhe skuadra e PSG’së, e cila e sheh si zëvendësues të Zlatan Ibrahimovicit, i cili do të largohet në fund të këtij edicioni.
Reali ka opsionin e parë për ta kthyer në skuadër për 30 milionë euro, por mund ta shes atë menjëherë nëse PSG ofron 50 milionë euro për shërbimet e tij./a.m.