Pjesëtarët e ISIS-it kanë hyrë në klubin e tifozëve të Real Madridit në qytetin irakian Balad duke vrarë 16 persona.
Siç shkruajnë mediat botërore dëshmitarët kanë thënë se tre persona të armatosur kanë hyrë në objekt dhe kanë shtënë drejt të gjithë atyre që gjendeshin aty.
Njëri nga sulmuesit disa orë më vonë e ka quar veten në ajër në një treg kur e ka kuptuar se nuk mund të ikë nga policia e cila e kishte rrethuar derisa sulmuesin tjetër e kanë zënë banorët dhe e kanë djegur të gjallë.
Qyteti Balad gjendet 80 kilometra nga kryeqyteti i Irakut, zyrtarët policorë kanë thënë se sulmuesit kanë kaluar nëpër tri pika kontrolli para se të kryejnë sulmin terrorist, shkruan KosovaPress.