Ekspertët e Shëndetësisë kanë paralajmëruar Brazilin se “virusi Zika mund të përhapet në kohën e zhvillimit të Lojërave Olimpike”.
Sipas tyre, mushkonja e rrezikshme që qarkullon në vend mund të infektojë më shumë se gjysmë milioni vizitorë, të cilët do të shkojnë në Brazil për të ndjekur nga afër maratonën e gjatë të lojërave.
Ndërkohë, ekspertët kanë dalë në përfundimin se ky virus është i përhapur në më shumë se 50 vende, por Brazili mbetet ende një nga shtetet më të prekur.
Numri i foshnjave me kokë të deformuar dhe tru të pazhvilluar është tepër i lartë. Ende nuk ekzistojnë masa konkrete për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi kura nuk është gjendur akoma.
Në të njëjtën kohë, ekspertët e shëndetësisë thonë se, përpara sesa të presin biletën e Lojërave Olimpike, mijëra vizitorë duhet të mendojnë se po shkojnë drejt e në zemër të epidemisë, referon KTV. (b.an)