Zyra e Presidentit të Kosovës nuk ka pranuar t’i bëjë publike shpenzimet që u bënë për ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit në postin e Presidentit muajin e kaluar.
KTV’ja ka pyetur për këto shpenzime tri ditë pas ceremonisë, por Zyra e tij nuk ka kthyer kurrë përgjigje.Kosova, që është një republikë parlamentar, nuk ka pasur më herët ceremoni të tillë inaugurimi të Presidentit.
Kjo e Presidentit Thaçi ishte parë si mundësi e pastrimit të figurës së tij dhe shprehjes së mbështetjes ndërkombëtare. (b.an)