Avioni solar ka fluturuar në Oklahoma pasi kaloi etapën më të re në rrugën rreth e përqark botës.
Avioni fluturoi në Aeroportin Ndërkombëtar Tuls e bëri të enjten rreth orës 23:15 minuta sipas kohës lokale. Solar Impuls 2, avioni i prodhuar në Zvicër, më parë nga aeroporti Phoenix Goodyear fluturoi qe prej ores tre të mëngjesit, sipas kohës lokale.
Solar Imuplse 2 rrugën rreth botës e filloi në mars të vitit 2015, duke u nisur nga Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Në rrugëtim është ndalur në Oman, Mianmar, Kinë dhe Japoni.
Pas Oklahomës pritet që avioni të bëjë të paktën edhe një ulje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para se të niset në kalimin e Atlantikut drejt Evropës apo Afrikës Veriore. (b.an)