“Deri kur kemi me ju mposhtë?”, është kjo pyetja që tifozët e Kombëtares së Shqipërisë ia kanë bërë serbëve pas pranimit të Kosovës në FIFA. Procesi i ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar, i cili ka nisur prej shumë vjetesh, e përfundoi oret e fundit.
Pas anëtarësimit në UEFA, edhe Kongresi i FIFA’s, i cili u mblodh të premten, pranojë Kosovën si anëtaren e 210 të saj. Ky është fundi i një periudhe të tmerrshme për futbollin kosovar për ta nisur një epokë të re të ndritshme, transmeton Gazeta Express.
“UÇK, Pavarësia, Droni, UEFA, FIFA… hapi tjetër Bashkimi. Deri kur kena me ju mposhtë?”,
Urimi është shpërndarë shumë shpejtë në rrjetet sociale. Ndryshe, ky grup ka bërë të qartë disa herë që nuk do të bëjë organizime për përkrahjen e Përfaqësueses së Kosovës. (b.an)