Aktori Johnny Depp, nuk është aspak optimist për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara, nëse Donald Trump zgjidhet president. Në një intervistë për Channel 5, ai tha se nëse Trump zgjidhet president i SHBA-ve, atëherë ai do të jetë edhe presidenti i fundit, transmeton koalb.com.
“Nëse Donald Trump zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara, në një mënyrë ne do të shohim edhe presidentin e fundit të Shteteve të Bashkuara”, tha ai. “Pas tij, besoj që asgjë më nuk do të funksionojë”, ka shtuar ai.
Depp ka dënuar ashpër komentete Trumpit gjatë fushatës zgjedhore dhe kandidatin për president e ka quajtur thjesht ‘shejtan’.