Kjo kompani është hapur vetëm 9 muaj pas themelimit të shoqërisë në Belgjikë dhe se funksioni i saj ka qenë transporti i mallrave, por që në fakt këto firma përdoreshin për të krijuar një maskim dhe mbuluar aktivitetin e drogës në të gjithë Europën.
Ndërkohë që disa vite më parë Dhimitër Poti në 2008 në Shqipëri, ka regjistruar kompaninë e ilaçeve dhe pjesëve motorike “Chim Prod” në mars të vitit 2008, por e kishte likuiduar dhe mbyllur dy vjet më pas.
Kamioni i kapur me 23 kilogram kokainë në Britaninë e Madhe zotërohej nga dy kompani; koka e tij i përkiste shoqërisë greke “Focus International” me pronar Vasilio Thimi, ndërsa rimorkiatori i përshtatur për drogën ishte pronë e “Friends Trans LTD” të Dhimitër Potit.
Kjo është e vetmja sasi kokaine që i është kapur kësaj organizate, pavarësisht se hetimi i përbashkët mes policisë greke, DEA-s amerikane dhe Europolit ka pasur të dhëna për trafik në sasi të mëdha të kokainës në vendet e BE.