Një rast i rrallë ka ndodhur në botë. Një njeri nga Dublini ka përpirë celularin e tij – dhe për t’ia hequr u desh që të bëhej operacion.
Personi që e përpiu celularin e tij ishte një 29-vjeçar i burgosur në Dublin. I njohur për problemet psikiatrike dhe sociale, ai u tha stafit të burgut se kishte përpirë celularin e tij gjashtë orë më parë.
Në fillim stafi nuk i besuan, por pasi ia bënë një kontroll me rreze X, u pa se pajisja ishte duke qëndruar në pjesën e abdomenit sipër stomakut, shkruan Express. Tetë orë më vonë, skanimet zbuluan se celulari kishte lëvizur në stomak por nuk kishte kaluar deri në zorrë. Si rezultat i kësaj, doktorët në Spitalin Adelaida dhe Meath vendosën që ta operojnë.
Në fillim, kirurgët e vendosën një endoskop – një tub i gjatë i lakueshëm me kamerë në fund – kështu që të mund ta lokalizonin celularin dhe ta nxirrnin nga stomaku përmes ezofagut. Por, kur dështuan, ata u detyruan që ta operonin atë. a.k