Thirrja publike që kancelaria gjermane, Angela Merkel, e ka bërë për tolerancë dhe gjithëpërfshirje është duke shkuar në vesh të shurdhër, sipas një studimi rreth qasjen së Gjermanisë për Islamin.
The Independent shkruan se një studim i ri tregon se gati dy të tretat e gjermanëve mendojnë se Islami nuk ka vend në vendin e tyre. Në një rritje të shënuar nga një studim i ngjashëm i bërë para gjashtë viteve, në të cilin një shumicë e gjermanëve (47 për qind) besuan se Islami nuk kishte vend në vendin e tyre, studimi më i fundit tregon se shifrat tani janë në 60 për qind.
Ai studim ishte nxitur nga pohimi i presidentit të atëhershëm, Christain Wulff, se Islami ishte pjesë e kombit gjerman, gjë që kishte shkaktuar reagim të ashpër nga komentuesit social.
Kancelaria Angela Merkel i ka përsëritur rreshtat e Wulff në disa raste, por Merkel është minuar nga vetë ministri i saj i Brendshëm, i cili publikisht kishte thënë se Islami nuk ka vend në Gjermani./a.m.