Në Itali ofrohet një punë njëvjeçare me rrogë 7 mijë euro në muaj, por janë të rrallë ata që e pranojnë.
Por për cfarë bëhet fjalë?
Një kompani italiane kërkon mjekë, elektriçistë, informaticienë dhe teknikë që të shkojnë 1 vit në Antarktidë.
Atyre u ofrohet një trajnim dhe rrogë 7 mijë euro me kusht që të punojnë një vit në polin e jugut.
Por të gjithë e refuzojnë për shkak të kushteve atmosferike.
Dita është shumë e ftohtë, ndërsa natën bëhet edhe më keq duke qenë se temperaturat arrijnë deri në 80 gradë minus.
Kompania kërkon 15 kandidatë deri në 13 qershor, por duket se do jetë e vështirë të gjejë 15 njerëz të gatshëm./a.m.