Policia e Dibrës ka shoqëruar edhe 20-vjeçaren, autore të videos së Shukri Xhelilit. Ky i fundit është marrë në pyetje i pari dhe më pas është lënë të gjykohet i lirë.
Ish-kryebashkiaku i Peshkopisë mësohet të ketë deklaruar në polici se vajza i ka shkuar disa herë në zyrë dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka provokuar.
Ndërkohë, mësohet se 20-vjeçarja ka deklaruar se nuk ishte detyruar nga askush për të bërë videon e skandalit që tronditi opinionin publik.
“Jam ofruar vetë në televizion për ta bërë filmimin e fshehtë. Videon vendosa ta bëj publike për qejf” – ka thënë autorja.
Të dy personat mësohet të jenë lënë të lirë. Shukri Xhelili i shkarkuar me vendim të kryeministrit Rama do të hetohet në gjendje të lirë pas urdhrit nga Prokuroria.
Policia e Dibrës ka sqaruar se nuk ka marrë asnjë denoncim nga vajza apo persona të tjerë në lidhje me këtë ngjarje. (javanews.al / r.a)