Jack Nicolson ka bërë një film të mrekullueshëm me njeriun ujk, por media na referon një rast origjinal. Werner Freund ishte një njeri i tillë. Ai jetoi jetën e tij duke bërë diçka të cilën edhe më të guximshmit nuk do ta kishin provuar, transmeton Telegrafi.
E historia e tij është absolutisht magjepsëse – ai ka jetuar në mes ujqërve për 40 vjet.
Gjatë gjithë kohës sa kishte jetuar me ujqërit, thuhet se kishte mundur të vinte deri aty sa që ujqit edhe të frikësoheshin nga ai, ta respektonin dhe të ndanin gjahun së bashku.
Për fat të keq, Werner vdiq në 2014 nga një sëmundje e pashërueshme, por puna e tij mbresëlënëse me ujqit do të vazhdojë të mbahet mend. (b.an)