Muzikanti amerikan i rock Jon Bon Jovi hap një qendër për të ndihmuar të uriturit në qytetin bregdetar të Toms River në shtetin amerikan të New Jersey, citohet BETA.
Toms River pësoi dëme të mëdha në vitin 2012, kur Uragani “Sandy” goditi Bregdetin Lindor të SHBA.
Bon Jovi, i cili ka lindur po në New Jersey, ka hapur së bashku me anëtarët e fondacionit së tij bamirës qendrën e quajtur B.E.A.T. ( Bringing Everyone All Together), në të cilën banorët më të varfër të Toms River do të jenë në gjendje për të marrë ushqim, ndihmë mjekësore dhe këshilla për të përgatitur ushqim, si edhe do të sigurohet edhe ushqim për fëmijët në nevojë dhe të moshuarit.
Qendra do të funksionojë dhe si restorant i Bon Jovi Foundation, ku mysafirët do të dhurojnë të paktën 10 USD, apo do të përgatisin vetë ushqime të tyre.
Popullsia vazhdon të ndjejë pasojat e dëmeve që shkaktoi stuhia dhe shumë s’kanë ende asgjë për të ngrënë, tha Bon Jovi. (b.an)