Pozita dhe opozita kanë rënë dakord sot në komisionin për Reformën në Drejtësi, që çështjet të cilat kërkojnë zgjidhje politike të shqyrtohen më vonë dhe të ecet me ato çështje për të cilat palët nuk kanë dallime të forta.
Kjo u bë e ditur nga anëtari i kosominit për Reformën në Drejtësi, deputeti i PD-së, Oert Bylykbashi. Sipas tij, është e nevojshme që për çështjet që kërkojnë zgjidhje politike diskutimet të bëhen më vonë, në mënyrë që të mos bllokohet procesi. Votimi me shumicë të cilësuar është një nga pikat më të debatueshme mes mazhorancës dhe opozitës, sa u përket emërimeve të gjyqtarëve në organet më të larta të drejtësis.
(javaneës.al) Me. Ar