Deputeti socialist i qarkut Dibër, Ulsi Manja, ka reaguar në lidhje me video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Peshkopisë. Manja tha se bëhet fjalë për një ngjarje të turpshme dhe njëkohësisht një skenar politik.
Ai kërkoi që drejtësia të zbardhë fajësinë e Shukri Xhelilit, por edhe të autorëve të videos.
“Qëndrimi i kësaj mazhorance dhe qeverisë ka qenë i prerë. Siç jeni në dijeni kryebashkiaku i Peshkopisë është shkarkuar. Tani t’ia lëmë drejtësisë në dorë që të zbardhë çështjen. Unë jam i bindur se pavarësisht fakteve, drejtësia të zbardhë jo vetëm shkeljen e Xhelilit por edhe autorët e skenarit” – tha Manja