Susannah Mushatt, një afroamerikane me banim në Nju-Jork, ka ndëruar jetë në moshën 116 vjeçe. Mushatt mbante rekordin si femra më e vjetën në botë.
Ndarja e saj nga jeta ia kalon “titullin” italianes Emma Morano. Gruaja nga Piemonte është po ashtu 116 vjeçe dhe njihet si më e vjetra në Europë.
Susannah Mushatt Jones, e lindur në Montgomery Alabama në vitin 1899, ka ndërruar jetë në një azil në Bruklin. Ajo hyri në Librin e Rekordeve Guinness vitin e kaluar, pas vdekjes së japoneze Misao Okava, 117 vjeçe, referuar Koha. (b.an)