Ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste pas publikimit të videoskandalit seksual të publikuar në emisionin “Të Paekspozuarit”me kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili, që kërkonte favore seksuale për një vend pune.
Deputeti Erion Braçe përmes një statusi në “Facebook” e cilëson rastin si “neveritës” dhe kërkon largimin sa më parë të Xhelilit nga detyra.
“Neveritës!! Të shporret një sahat e më parë!! As me duhet cili pleh e ka organizuar dhe kryer, fare fare; edhe pse dhe kjo duhet të hetohet!! Por, tani; të shporret!!“, shkruan Braçe.
(javanews.al / r.a)