Policia e Fierit ka shpallur në kërkim shtetasin Agim Çako, 57 vjeç, administrator i shoqërisë “A&A OIL 10”, pasi akuzohet për fshehje të të ardhurave dhe kontrabandë me naftën. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se biznesmeni i naftës i ka fshehur shtetit shqiptar të ardhurat për 5247,89 ton naftë bruto, konkretisht 179.594.750 Lekë.
“Shpallja në kërkim e biznesmenit u bë pasi nga hetimi, rezultoi se në aktivitetin e shoqërisë “A&A OIL 10” në fushën e hidrokarbureve, ka shmangur detyrimet tatimore e doganore për periudhën 2010¬-2013, për një sasi prej 5247,89 ton naftë bruto me një vlerë prej 179.594.750 Lekë. Biznesmeni akuzohet për “fshehje e të ardhurave”, “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “falsifikim i vulave, i stampave apo formularëve. Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë, ndërkohë që policia vijon kërkimin”, bën të ditur policia.
BW/d.i.