Deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, që është edhe raportuese e BE-së për Kosovën, ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën që të hyjë në Bashkimin Evropian.
Ajo ka thënë se këtë e potencon duke marrë përvojën e Qipros dhe duke e krahasuar me Kosovën.Lunacek ka thënë se është lejuar anëtarësimi i Qipros në BE, “shtet i cili nuk ka kufi të definuar për shkak të okupimit nga Turqia.”
“Edhe kjo është arsye pse mendoj që asnjë shtetit nuk do i lejohet anëtarësimi që nuk e ka kufirin e definuar dhe kjo është arsyeja pse mendoj që Serbia nuk do integrohet në BE pa e njohur Kosovën, sepse nuk ka kufi të definuar,” ka thënë Lunacek, referon Koha.
Më tej Lunacek ka thënë se nuk është armike e Serbisë, por përfaqëson pikëpamjet e saj politike të bazuara në realitetin politik. (b.an)