Emisioni i gazetarit Ylli Rakipi të enjten mbrëma bëri publik që pamje filmike ku duket kryetari i Bashkisë Peshkopi teksa kërkon favore seksuale ndaj një punonjëse të re të Bashkisë.
Gjatë emisioni, u njoftuat drejtpërdrejtë se policia dhe organi i akuzës kishin mbërritur në ambientet e redaksisë së Ora News për të sekuestruar pamjet filmik.
Drejtuesi i emisionit tha se sipas një burimi nga qeveria, kryeministri Edi Rama do të shkarkojë përmes një vendimi qarkullues Shukri Xhelilin, kryetar i Bashkisë Peshkopi.
Shkarkimi i një kryebashkiaku është rast i veçantë në Shqipëri. Kjo do të thotë se Peshkopia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të zgjedhur kreun e ri të Bashkisë. (javanews.al / a.r)