Një operacion i policisë së Tiranës ka vënë në pranga 2 persona në kohën që do merrnin 50 milionë lekë si gjobë ndaj një biznesmeni.
Sot më datë 12.05.2016 nga Seksioni për Krimet ndaj Pronës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, u finalizua operacioni i koduar “BISS”
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale: “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.
Sadik Dinga, 27 vjeç banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikim monedhash”.
Ervis Alla, 29 vjeç, banues në Krujë, pronar i mobileri Vllaznia.
Arrestimi i tyre u krye pasi u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në momentin që këta shtetas po përgatiteshin të merrnin shumën e 50 milion lekëve nga shtetasi I. A., 59 vjeç, biznesmen (shoqëri transporti ndërkombëtar mallrash), i shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie më datë 28.04.2016.
Nga veprimet hetimore të kryera gjatë kësaj periudhe ndjekur me metoda speciale të hetimit ka rezultuar se këta shtetas dyshohen të jenë dhe autorë te ngjarjeve për veprën penale “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”:
Ndaj shtetasit B. K., 60 vjeç, biznesmen në dhënie me qira ambientesh ku i është kërkuar shuma e 50 milion lekëve
Ndaj shtetasit A.L., (biznesmen mobilier) ndodhur në qytetin e Durrësit ku i është kërkuar me anë të kanosjes shuma e 30 milion lekëve në muajin Prill 2016.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
3 aparate celulare të markave të ndryshme
5 karta sim të kompanive të ndryshme
Sende këto të cilat dyshohen të kenë shërbyer për kryerjen e veprës penale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga Neni 109/b dhe 25 i Kodit Penal.
BW/d.i.