Polica e Kosovës njofton se më 12 maj, Njësia e Autokrimeve, ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “BMË X5”, i cili kishte të bëjë dyshimet për vjedhje të veturave dhe falsifikimit të dokumentacioneve.
Operacioni policor është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku janë kontrolluar tri lokacione, në komunën e Graçanicë dhe të Lipjanit, transmeton Koha.net.
Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në njërën nga shtëpitë janë gjetur dhe konfiskuar:
- 4,262 kg substancë narkotike e dyshuar marihuanë,
- Tri (3) palë targa,
- Dy pajisje të veturave BMË, të cilat janë proceduar për verifikim. (b.an)