Operacioni plastik për një grua kishte përfunduar me fatalitet. Asaj i kishte shpërthyer gjoksi pas intervenimit.
Dennie Lees, 24 vjeçare ka paguar 2375 funta që ta rrisë gjoksin prej 34A në 34F në një klinikë në Belgjikë. Derisa shpresonte se do të kënaqej me operacionin e kryer, ajo gati sa vdiq kur gjoksi i shpërtheu, transmeton Express.
Pasi e dërguan në spital, mjekët konstatuan se ajo kishte helmim të gjakut dhe menjëherë i kishin hequr implantet.
Lees e cila jeton me të dashurin e saj Ed, 26 vjeçar në Birminghan ka thënë se nuk është ndjerë mirë pas operacionit.
“Isha shumë e frikësuar, nëna ime më ndihmoi që të shkoja deri në spital”. (javanews.al / a.r)