Prokuroria ka lëshuar sot urdhër-arrestin për dy zyrtarë të Autoritetit Rrugor të Rrugëve të Tiranës.
Grupi hetimor ka vlerësuar se shkak i vdekjes së dy vogëlushëve të familjes Negollari ka qenë edhe sinjalistika e gabuar rrugore dhe prerja e barrierës ndarëse mes korsive, veprim ky që ka favorizuar një karburant.
Organi i akuzës i ka kërkuar sot policisë të arrestohen Dritan Fejzo dhe Bib Gjomakaj. Fejzo mësohet të jetë drejtori rajonal i ARRSH, ndërsa Gjomakaj është drejtor Juridik.
Ngjarja e rëndë ndodhi 5 ditë më parë, kur mjeti tip “Mercedes Benz”, me targë AA372JG, me drejtuese shtetasen S. N., 24 vjeç, banuese në Durrës, duke drejtuar mjetin, në të cilën ndodheshin 3 fëmijë, është përplasur me trafik-ndarësen, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 fëmijë ende të paidentifikuar. (javanews.al . a.r)