Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për presidentit e klubit të futbollit “Kastrioti”, shtetasin Alban Vogli.
Ky person u arrestua pasi dhunoi rëndë gazetarin e sportit Eduart Ilnica.
Pas denoncimit të gazetarit, Vogli u ndalua nga uniformat blu, ndëkrohë gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për ta izoluar atë në burg.
Gazetari u dhunua pas një postimi në facebook të tijin, rreth ngjarjeve të dhunshme në ndeshjen Korabi-Kastrioti./a.m.