Në paraqitjen e fundit publike si presidente, Atifete Jahjaga, pati thënë se do t’i jep vetës një pushim të gjatë pas lodhjes pesë vjeçare në krye të shtetit. Dhe ashtu po vepron.
Ish presidnetja e Kosovës, po shihet herë pas here duke e shijuar atë pjesë që i ka munguar sa ishte në politikë.
Mbrëmë u pa me miqtë e saj, vendor e ndërkombëtar, në një prej lokaleve të natës në Prishtinë. Miqësia me amerikanët duket se ka mbetë e pashkëputshme edhe tashmë kur Jahjaga nuk është në krye të shtetit.
Në fotografitë që një lexuese e Magazina.al ka dërguar, Jahjaga shihet në këtë ndejë bashkë me zv.ambasadoren e SHBA-ve në Kosovë. /Magazina.al/a.m.