Në Federatën e Futbollit të Kosovës janë thuajse të bindur se të premten mbrëma do të marrin lajmin për pranimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), shkruan Koha Ditore.
Optimizmi në FFK është rritur ndjeshëm pas vendimit që të martën mbrëma e mori Këshilli i FIFA-s, organ ky i ri që në takimin e parë mori një vendim me vlerë të madhe për futbollin kosovar.
Këshilli i FIFA-s ka proceduar për në Kongres kërkesën e FFK-së për pranim. Por Këshilli nuk është mjaftuar me kaq. (b.an)