Deputeti demokrat, Eduart Halimi nuk do të jetë më pjesë e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.
Burime brenda PD-së bëjnë të ditur se zoti Halimi është larguar për arsye personale, ndërsa vendin e tij në komision do ta zërë deputetja Jorida Tabaku.
Lajmin për largimin e Eduart Halimit nga komisioni për reformën në drejtësi e konfirmoi edhe deputeti Arben Imami në një intervistë televizive në mbrëmje. Imami tha se Halimi është larguar sot nga Tirana për arsye shëndetësore, jo serioze.
BW/di