Vetëm në fshatin Burimas 80 ha me mollë janë dëmtuar në masën 100% çka sipas fermerëve përkthehet në miliona lekë kosto për ta.
Fermerët tregojnë se asnjë prej parcelave me pemë të cilat kishin lidhur frutat e para, nuk ka shpëtuar, duke bërë që prodhimi i tyre, i cili çdo vit arrin në 70 mijë kuintalë mollë të prishet.
“Para disa ditësh një rrymë ajri e ftohtë ka kaluar në zonën tonë dhe na dëmtoi një sipërfaqe të konsiderueshme. Rreth 80 ha, 80% e sipërfaqes është dëmtuar, siç ka qënë në gjendjene lurërisë. Dëmi mund të shkojë, unë personalisht kam 1.8 ha, dhe llogaritet të paktën deri në 18 milionë lekë të vjetra”, thotë Feim Mankolli, fermer.
“Kjo është bryma që ra më datë 27 që ka bërë dëm shumë të madh. Nuk diskutohet që mund të merret vetëm një 5% prodhim jo më shumë”, shprehet Demir Xhaholli, fermer .
Dëmet po verifikohen edhe nga njësia administrative./Tch/a.m.