Kryetari i PDIU-së u bën apel qytetarëve të bëhen pjesë e vendimarrjes, duke thyer dominimin e partive të mëdha. Gjatë një takimi më anëtarët në qytetin e Peqinit për zgjedhjet që do zhvillohen në 21 maj dhe për anëtarësimet e reja, Idrizi tha se nuk kemi për të bërë dot as zhvillim, as prosperitet, nëse ju nuk merrni dhe bëheni pjesë e vendimarrjes.
“Të bëheni pjesë e PDIU-së, për të thyer domenet e partive të mëdha dhe për të bërë një parti patriotike, parti të të gjithë shqiptarëve dhe parti të halleve dhe promblemeve tuaja”, theksoi Idrizi.
Deputetja Mesila Doda bëri të ditur iniciativën e radhës të PDIU-së, ku në Parlament të jenë 50% e grave nga 140 deputetë. “Gratë janë pjesa ende e pashfrytëzuar e gjithë burimeve njerëzore të vendit. Gratë kanë mundësi që të sjellin një qasje tjetër, e cila është ajo, që bëhet pjesë e politikës me zemër dhe jo thjesht për t’ju marrë votën”, tha Doda.
Deputeti Tahir Muhedini u shpreh se PDIU i ka të gjitha mundësitë që në qarkun e Elbasanit të marrë dy ose tre deputetë. (javanews.al / a.r)