FIFA ka njoftuar se aplikimi i Kosovës dhe Gjibraltarit për pranim me të drejta të plota në këtë shtëpi të futbollit është futur në rend të ditës në kongresin që do të mbahet më 12 dhe 13 maj në Mexico City.
Aplikimi i Kosovës dhe Gjibraltarit do të votohet këtë të premte, transmeton koha.net.Po ashtu në këtë kongres Këshilli i FIFA-s ka rekomanduar se nëse pranohet Kosova dhe Gjibraltari, këto shtete do të lejohen të marrin pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2018. (b.an)