Kryetari i Partisë Demokratike ndodhet aktulisht në Romë në një vizitë zyrtare, por para disa minutash ka postuar në rrjetin e tij social një mesazh ku flet për të dhëna të reja tronditëse, që implikojnë Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe atyre që ai i quan si “ të emëruarit” e Ministrit në kultivimin dhe trafikimin e drogës.
“Ne Rome me perfaqesuesit me te larte politike mbi gjendjen e rende te vendit dhe te nesermen Europiane te Shqiperise. Neser fakte te reja tronditese mbi implikimin e Tahirit dhe te emeruarve te tij ne kultivimin dhe trafikun e droges!”- shkruan Basha.
Opozita në vazhdimësi ka denoncuar për mbjelljen e sasive të mëdha të kanabisit në Shqipëri, së fundmi edhe futjen në vend të një fare kanabisi që rritet për 45 ditë, ndërsa ka akuzuar se në mbjelljen, kultivimin dhe trafikun e kanabisit janë të implikuar zyrtarë të lartë të policisë dhe njerëz të afërt me ministrin Tahiri.
javanews/ a.k