UEFA ka bërë të ditur se gjyqtari anglez Mark Clattenburg do të ndajë drejtësinë për finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet mes Atletico Madridit dhe Real Madridit.
“Ndeshja do të referohet nga gjyqtari anglez Mark Clattenburg, i cili është gjyqtar ndërkombëtar që prej vitit 2007”, ka njoftuar UEFA. “Këtë sezon ai ka drejtuar gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe dy në Europa Ligë, përfshirë gjysmëfinalen mes Atletico Madridit dhe Bayern Munichut”.
“Në finalen e Milanos, Clattenburg do të asistohet nga Simon Beck dhe Jake Collin. Gjyqtar i katërt do të jetë Viktor Kassai nga Hungaria”, thuhej në njoftimin e UEFA-s. (b.an)